TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kodras një shtetas ishte goditur me kosore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras, Peqin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij, shtetasin A. D., 52 vjeç, për motive pronësie.
52-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.