TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën dhe tensionet e krijuara, duke shprehur shqetësimin për dhunën dhe situatën e krijuar në vend.
Në reagimin e saj, Osmani thekson se pamjet e përplasjeve e kanë prekur, veçanërisht për shkak të pranisë së të rinjve në protestë dhe pasojave që, sipas saj, po përjetojnë ata.
“Si një nënë e tre fëmijëve, më dhemb të shoh të rinjtë e pashpresë, disa prej tyre në moshën e djalit tim, të rrihen dhe lëndohen duke marrë dhunën si të vetmen përgjigje për kërkesat e tyre legjitime”, shkruan moderatorja.
Ajo shprehet se nuk e ka besuar dhe nuk e beson se dhuna është zgjidhja, duke u bërë thirrje policisë dhe institucioneve që të shmangin përshkallëzimin e situatës.
“Unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë se dhuna është zgjidhja. Këtë e mendoj qoftë për ata policë që tentojnë të shpërndajnë turmat me shkopa gome, qoftë për ata që shkatërrojnë institucione e biznese”, thekson Osmani.
Në reagimin e saj, ajo kritikon gjithashtu ata që, sipas saj, justifikojnë dhunën në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe persona që i konsideron miq të saj.
Në fund, moderatorja shpreh pakënaqësinë për situatën në vend dhe u drejtohet Edi Ramës me një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Mjaft! Respekto popullin tënd, dëgjoje.”
Ajo e përmbyll reagimin me fjalët: “Askush nuk e meriton këtë.”
