AKTUALITET, 17 October 2026, 15:43

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje mes

Është përshkallëzuar situata në protestën e sotme në kryeqytet, me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë mbërritur në bulevardin dëshmorët e kombit pranë kryeministrisë, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve.

Sapo kanë mbërritur, policia ka qëlluar me gaz lotsjellës për t’i larguar nga kryesia e kuvendit dhe kryeministria, protestuesit i janë përgjigjur me gurë.

Pavarësisht ujit dhe gazit lotsjellës po bëhet i pamundur largimi i protestuesve.