AKTUALITET, 17 October 2026, 16:36

Përplasjet te Kryeministria, qëllohet në fytyrë me gëzhojën e gazit lotsjellës një person

Përplasjet te Kryeministria, qëllohet në fytyrë me

Pamjet më të rënda janë regjistruar përpara godinës së Kryeministrisë. 
Një burrë ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur totalisht në fytyrë pasi është goditur direkt nga një prej gëzhojave të bombolave të gazit lotsjellës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gëzhoja e lëndës lotsjellëse është lëshuar nga forcat e rendit në lartësi njerëzore, duke e kapur qytetarin drejtpërdrejt në pjesën e fytyrës.

I mbuluar nga gjaku dhe në gjendje tronditjeje, i dëmtuari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit e tjerë dhe qytetarët e pranishëm në bulevard, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë thirrur me urgjencë shërbimet mjekësore. 

Përdorimi i gazit lotsjellës në nivelin e trupit dhe lartësinë e syve po shkakton lëndime gjithnjë e më të rënda mes pjesëmarrësve, ndërsa paniku dhe revolta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë rritur ndjeshëm.