AKTUALITET, 17 October 2026, 17:50

Jashtë kontrollit situata te Kryeministria, dhjetëra furgonë policie, forca të shumta oficerësh “zbarkojnë” dhe largojnë protestuesit, alarmi i sirenave “mbyt” zonën

Jashtë kontrollit situata te Kryeministria, dhjetëra furgonë

Pas një situate që po dilte jashtë kontrollit, policia ka ndërmarrë një operacion me një numër tejet të madh forcash policie që kanë mësyrë drejt protestuesve.  
 
Disa furgona policie të mbushur me efektivë brenda tyre dhe të tjerë me shkopa gome në duar kanë mësyrë duke bërë dhjetëra shoqërime.

Nga ana tjetër në një pjesë të gjelbëruar mes Piramidës dhe Kryeministrisë një burrë duket në gjendje të rëndë shendetësore. Po i bëhet masazh për ta rikthyer ne kushte optimale.

 Një vajzë gjithashtu është në vështirësi fizike dhe po merr ndihmën e parë nga të pranishmit.