TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Bëhet fjalë për Blerim L., i cili ndodhej në paraburgim nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas të dhënave paraprake, 54-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në paraburgim dhe më pas ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes.
Për shkak të situatës, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku mjekët kanë kryer ndërhyrjet e nevojshme, por pa mundur ta shpëtojnë.
Pas ngjarjes, në ambientet e spitalit janë vendosur forca policie, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 54-vjeçarit.