TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Klinikën Infektive kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë të cilët përveç infeksionit me COVID-19, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Në një njoftim thuhet se dje me 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese.
Kurse sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese, raportojnë mediat e Kosovës.
Klinika ka njoftuar se gjithsej 59 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.
Ndryshe mbrëmë IKSHPK-ja njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën në nivel vendi ka shkuar në 54, ndërkaq me rastet e fundit numri arrin në 56.