TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati ka debatuar me Preç Zogajn në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, lidhur me dhunën e ushtruar në protestë nga policia por edhe aktet e dhunshme të protestuesve.
Bushati tha se protestuesit janë viktima të dhunës më të gjerë shtetërore, ndërsa Zogaj deklaroi se dhuna e ul pjesëmarrjen në protestë.
Andi Bushati: Pse të mos shkojë ai me maskë, kur që nga shembja e Teatrit të vijnë policët me maskë dhe pa numër identifikimi? Shteti e trajton policin si bandit. Ju keni bërë policinë bandite dhe thoni pse ia kthen qytetari me të njëjtën monedhë?
Erion Malaj: Policia është aty për të ruajtur rendin.
Andi Bushati: Kjo është bandë.
Andi Bushati: Kush po e ushtron dhunën? Dhuna është shtetërore. Ti bëhesh me dhunuesin dhe jo me viktimën.
Dritan Hila: Policia gjuan me molotov?
Andi Bushati: Njerëz të plagosur në mënyrë anti-ligjore.
Dritan Hila: Me manualin e çdo policie perëndimore...
Preç Zogaj: Aleat më i madh se gjuha sektare, që kur ke nxitur djegien e mandateve ti në këtë linjë je. Por ne kemi dënuar dhunën e policisë. Problemi është, nëse ke parë që dhuna e pakëson pjesëmarrjen…
Andi Bushati: Pranoj që në protestë ka patur dhunë. Por unë po them dhunën do ta dënojmë me këto duke duartrokitur Ramën, apo do të themi pse u desh të arrihet te kjo dhunë? Kur ke një polici, nuk iu përgjigjën me dhunë ata te stacioni trenit kur ia nxorrën fëmijët me gaz lotsjellës. Duro një herë dhe dy herë, po çfarë të bëjnë. Ju i ftoni njerëzit të heqin pantallonat dhe të nxxjerrin prapanicat.
Preç Zogaj: Edi Rama ishte pa tekst dhe u bë me tekst, pasi ishin edhe vendet e tjera, e pati në favor edhe atë.