TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se protesta ishte kundër establishmentit Rama-Berisha dhe se nuk kanë lidhje me partitë e vogla, që Berisha i sulmoi.
“Protesta në ditët e veta më të mira ka qenë kundër qeverisë së Ramës dhe kundër opozitës, pavarësisht se disa i ka pranuar aty. Kanë qenë kundër establishmetit Rama-Berisha. Nuk ka lidhje me partitë e vogla që janë aty.
Molotovët e kanë bërë pis, ashtu siç nisi, por mbeten arsyet që i bashkuan njerëzit, që kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Berisha vjen si kolateral. Berisha i mbështeti edhe pse thanë “Rama në burg, Berisha në burg” sepse e di se nëse do të kishin sukses dhe jep dorëheqjen Rama hapet loja.
Deri para pak ditësh ku PD mbante një qëndrim pro protestës ishte i drejtë, por tani ka sulmuar disa parti aty, por nga mënyra se si e paraqet duket sikur ata janë protesta, por nuk janë. Janë parti të vogla, por sondazhet serioze e vendosnin protestën në vend të dytë, nëse do të kishte një organizim partiak.
Ka pastur protesta që ia deleguan përfaqësimin partive, si në 1991 PD, në 1997 kreditorët ia deleguan PS. Sot kemi një protestë ku e shohin dy palët si problemin e vendit, establishmentin.
Arsyet janë aty, njerëzit janë aty”- tha Zogaj.