SPORT, 1 Dhjetor 2021, 17:21

Xhudistja e rrahur nga partneri dhe ish-trajneri: “Pashë vdekjen me sy, më përplasi përtokë e ishte i dehur”

Xhudistja e rrahur nga partneri dhe ish-trajneri: “Pashë vdekjen me

Trajneri dhe ish-anëtari i ekipit francez të xhudos, Alain Schmitt, u arrestua natën midis së shtunës dhe  të dielës në Seine-Saint-Denis, Paris, për dhunë në familje ndaj fitueses së medaljes së artë olimpike (ekipore) në "Tokio 2020", Margaux Pinot, njëherësh sportiste dhe ish-parnere e tij.

Ish-trajneri Alain Schmitt shfryu mbi Margaux Pinot zemërimin që lindi nga refuzimi i saj, për ta shoqëruar atë për të stërvitur ekipin e xhudos për femra në Izrael.  

Trajneri iu drejtua francezes duke e njoftuar për vendimin e tij për të shkuar në Izrael: “Do të ndërtoj makina. Vajzat që do ta shqyejnë tapetin”. Margaux nuk e pranoi provokimin, pasi nuk i kishte shkuar kurrë në mendje ideja për t’u larguar nga Franca. Gjë që i dashuri i saj nuk e pranoi kurrë. Kështu që e vetmja përgjigje që mundi të japë ishte një breshëri grushtash në fytyrën e atletes së re. Edhe pse e kapur në befasi, Margaux arriti të çlirohej, me fytyrën dhe flokët e saj plot gjak, ajo arriti të strehohej te fqinji. Fotot e postuara pas agresionit ishin tronditëse, me një fytyrë e fryrë dhe sy të shuar, pa atë dritë dhe entuziazëm që kanë shënuar karrierën e kampiones franceze.

"Mendova se kisha vdekur, arrita të arratisem për t'u strehuar te fqinjët e mi të cilët menjëherë lajmëruan policinë. Kam disa lëndime, duke përfshirë një hundë të thyer dhe dhjetë ditë ndërprerje të përkohshme nga puna. Sot gjykatat kanë vendosur lirimin e tij", shkruan Pinot në postimin e saj në Twitter.

Alan Schmitt përfundoi në burg për rreth 48 orë dhe u gjykua dje përpara Gjykatës Bobigny.