SPORT, 1 Dhjetor 2021, 15:22

U bë trajner i Manchester United, por ka zbuluar Haaland dhe gjysmën e Liverpoolit

U bë trajner i Manchester United, por ka zbuluar Haaland dhe gjysmën e

E quajnë “profesori” dhe sapo ka nënshkruar me Manchester United, por në të kaluarën ka zbuluar futbollistë që sot luajnë më ekipet të mëdha. Në fakt, gjysma e Liverpoolit të sotëm ka kaluar në “duart” e tij. Ralf Rangnick ka zbuluar katër sulmues që sot, së bashku, kapin vlerën e gati 300 milionë eurove.

Tetë ditë pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua, klubi anglez zyrtarizoi emërimin e Ralf Rangnick deri në fund të sezonit. Pas kësaj periudhe ai do të jetë konsulent i “Djajve të Kuq” edhe për dy vite të tjera.

Erling Haaland – “I fortë si një ari dhe i shpejtë si kali. Ai është një vrasës, një makineri golash”, -siç tha gazetari norvegjez, Oyvind Godo, për ESPN. Talenti i mrekullueshëm i lindur në vitin 2000 është i fundit i zbuluar nga Rangnick. Salzburgu pagoi 8 milionë euro për t’ia shkëputur Moldes, sot vlen 150 milionë. Që tani ka thyer shumë rekorde.

Roberto Firminho – Së bashku me Salah dhe Mané ai kompleton një treshe ëndrrash, që e bëri Liverpoolin kampion të Evropës dhe Premier League-s. Rangnick ishte njeriu që e solli në Evropë nga Figueirense, në vitin 2010. Në kohën kur ai drejtonte Hoffenheimin, shpenzoi 4 milionë euro për ta “rrëmbyer” nga Brazili. 150 ndeshje, 50 gola… Pastaj katapultimi te “The Reds”.

Sadio Mane – Rangnick dha dorëheqjen nga Schalke për shkak të një krizë nervore disa muaj pasi fitoi 5-2 kundër Interit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ai do t’i rikthehehej futbollit në vitin 2012 si menaxher i grupit Red Bull. Një nga goditjet, që sot vlen ar (përsëri për Liverpoolin), ishte Sadio Mané. Katër milionë euro shpenzoi Salzburgu në vitin 2012 për ta marrë nga skuadra e Metzit. Sot vlen 85 milionë euro.

Naby Keita – Ishte viti 2014, kur Rangnick u fokusua tek ai. Fillimisht te Salzburgu dhe, dy vjet më vonë, erdhi kalimi te kushërinjtë e Leipzigut. Ai ishte askushi: u mor për 1.5 milion dhe u shit për 60 milionë te “The Reds”.

Joshua Kimmich – Është një lojtar shumë i suksesshëm i Bajernit. Kur ishte ende shumë i ri, njeriu i Red Bullit e pikasi në sektorin e të rinjve të Shtutgartit dhe e transferoi te Leipzigu për vetëm 2 milionë euro.

Timo Werner – 53 milionë euro pagoi Chelsea në arkat e Leizpigut për këtë lojtar në verë të vitit 2020. Megjithatë, një çmim relativisht i ulët krahasuar me shumën që kishte shpenzuar Ragnick për ta blerë nga Stuttgarti (14 milionë).

Takumi Minamao – Ragnick ka markën e tij tregtare edhe tek japonezët. E zbuloi në Lindjen e Largët te Cerezo Osaka, ndërsa Salzburgu ua shiti “të kuqve” për 8 milionë e gjysmë.

Joel Matip – Po ke thënë Rangnick, thua Liverpool. Lojtari i pestë aktualisht i të kuqve, më mirë të thuhet i rritur sesa i zbuluar prej tij. Matip kaloi të gjitha etapat tek ekipet e të rinjve deri në skuadrën e parë të Schalkes, ku ishte nën urdhrat e Ralf Ragnick.