TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fitimi i "Topit të Artë" nga Lionel Mesi ka sjellë pakënaqësi tek një pjesë e madhe e tifozëve, por dhe futbollistëve. I fundit që ka folur rreth kësaj teme ka qenë lojtari i Bajernit, Tomas Myler.
Gjermani nuk e ka përtypur dot faktin që çmimin e fitoi Mesi dhe jo shoku i tij i skuadrës Levandovski.
“Nga këndvështrimi i bavarezëve dhe polakëve, ceremonia ishte një zhgënjim i madh. Nuk jam i suprizuar sepse e njëjta gjë i ndodhi dhe Riberisë në 2013, kur ai e meritonte. Ne kemi lojtar të mëdhenj, por mesa duket duhet të kesh sukses ndërkombëtar që bota të të vlerësojë. Ky është një motivim i madh për mua, do të përpiqemi të fitojmë Champions-in.”, tha Myler.
Robert Levandovski u rendit i dyti në garën për "Topin e Artë", por polaku shihej nga shumë si favoriti dhe mos marrja e çmimit është konsideruar nga shumë tifozë si “vjedhje”.