SPORT, 30 Nëntor 2021, 20:38

E pabesueshme: Sergio Ramos ndalet sërish

E pabesueshme: Sergio Ramos ndalet sërish

Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e PSG-së jashtë fushe me Nice, sepse Pochettino, pas ndeshjes ndaj Saint-Etienne, e pa shumë të lodhur.

Ai po kthehej nga një dëmtim i gjatë pas 6 muajsh ndalese.

Në listën e skuadrës nuk figuron as Bernat , i cili së fundmi është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët pas një viti pushim si pasoje e një dëmtimi.