SPORT, 1 Dhjetor 2021, 14:19

Fituesit e munguar/ Nga Iniesta te Bufon e Shnajder, të mëdhenjtë e tjerë që u është “vjedhur” trofeu i “Topit të Artë”

Fituesit e munguar/ Nga Iniesta te Bufon e Shnajder, të mëdhenjtë

Lionel Mesi shpall të hënën lojtari më i mirë në botë, duke fituar për të shtatën herë në histori “Topin e Artë”. Robert Levandovski është bërë “viktima” e fundit e padrejtësisë.

Ylli i Bajernit shihej me të drejtë si një favorit, nisur nga rekordet e shumta të thyera me bavarezët në dy sezonet e fundit me një mesatare golash prej të paktën një për ndeshje.

Para tij edhe të tjerë emra të mëdhenj janë përpjekur të thyejnë hegjemoninë Mesi-Kristiano Ronaldo, por kanë dalë duarbosh. Veç tij, lista e të tjerëve që nuk kanë mundur ta fitojnë këtë trofe është e gjatë.

UESLI SHNAJDER – Ndihmoi Interin në sezonin 2009-2010 të fitonte tripletën. Për fat të keq, holandezi nuk u ngjit as në podium për “Topin e Artë”, i lënë pas nga treshja e Barçës, Mesi-Ksavi-Iniesta.

MANUEL NOJER – Që një portier të fitojë “Topin e Artë”, kjo është shumë e rrallë. Emri i vetëm është Lev Jashin 1963, por as ai nuk u fut mes Mesit e Ronaldos në vitin 2014 pavarësisht titullit botëror me Gjermaninë.

ANDRES INIESTA – I dyti në vitin 2010 dhe i treti një vit më vonë. As titulli botëror me Spanjën nuk e ndihmoi të zbriste Leon nga froni.

NEJMAR – Dy herë në podium në vitet 2015 dhe 2017, por vetëm kaq. Ndonëse mendohej pasues i dyshes Mesi-CR7, kjo mbeti thjesht në letër.

BUFON – Një nga më të mirët në histori, por edhe atëherë (2006) kur iu afrua shumë, u mund nga një tjetër italian, Fabio Kanavaro.

KSAVI – Një magjistar i topit, por që për tri sezone radhazi nga 2009 deri në 2011-ën u rendit i treti. “Fajtorë” përsëri ata, Mesi e Ronaldo. Lista është edhe më e gjatë, po të shtohen dhe emra të tjerë si Maldini, Ibrahimoviç, Henri, Lahm, Riberi e Ramos.