TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kupa e Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut mund të kurorëzonte fituesin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, po, për shkak të koncertit që këngëtari grek Nikos Vertis do të zhvillojë në datën 25 maj në këtë impiant, ky organizimi nuk u realizua, teksa finalja mes AEK-ut dhe PAOK-ut u luajt ditën e sotme në stadiumin e Volosit, pa praninë e tifozëve, teksa ishin verdhezinjtë e AEK-ut që triumfuan me rezultatin 2-0.
Në këtë duel protagonist u bë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Lazaros Rota, që në minutën e gjashtë u ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje nga mbrapa ndaj kundërshtarit. Golat për skuadrën e AEK-ut u shënuan nga Moukoudi në minutën e 26-të dhe Fernandez në minutën 90+2’.