SPORT, 18 Dhjetor 2021, 23:37

Sevilja i tregon vendin Atletikos, skuadra e Simeones rrëshqet në vendin e pestë

Sevilja i tregon vendin Atletikos, skuadra e Simeones rrëshqet në

Sevilja mori një fitore të madhe përballë Atletikos së Madridit (2-1) në “Sanzhez Pijszuan”, duke mposhtur një rival të drejtpërdrejtë për zonë Champions, me distancën mes tyre që shkon plot tetë pikë.

Një sukses që u sigurua vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, duke çuar në ekstazë tifozët andaluzianë.

Takimi u zhbllokua që në minutën e shtatë me një gol fantastik të mesfushorit kroat, Ivan Rakitic, që befasoi edhe portierin Ian Oblak, një ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

Gjithsesi, “Los Colchoneros” mundën të barazonin me Felippen në minutën e 33-të. Për rreth 65 minuta lojë rezultati nuk ndryshoi, për të ardhur më pas tek episodi i minutës së 89-të, kur Ocampos, nga një distancë e afërt, i dha fitoren Seviljas.