SPORT, 31 Dhjetor 2021, 19:06

Agjenti i Ronaldos hedh poshtë zërat për një pakënaqësi të sulmuesit: Do të bëjë një sezon të madh!

Agjenti i Ronaldos hedh poshtë zërat për një

Kristiano Ronaldo u kthye te goli me Manchester United mbrëmjen e së enjtes teksa ndihmoi skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 3-1 ndaj Bërnlit.

Së fundmi, atmosfera rreth portugezit ka qenë disi e zymtë pasi performancat nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive, megjithatë agjenti i CR7, Horge Mendes thekson se portugezi është i lumtur në klub ndërsa shprehet i sigurt se ai do të bëjë një sezon të madh ashtu siç bën zakonisht.

“Ronaldo është shumë i lumtur te Mançester Junaitid, ai do të vazhdojë me performancat e tij të mira ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë karrierës së tij. Do të jetë një sezon shumë i mirë për të, jam i bindur”, u shpreh Mendez.