TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çfarëdo që të ndodhë, historia do të shkruhet – ose 36-vjeçari Hamilton do ta fitojë titullin e tij të tetë botëror dhe do të bëhet piloti më i suksesshëm i sportit ndonjëherë duke tejkaluar Michael Schumacherin.
Ose, 24-vjeçari Verstappen do të fitojë titullin e tij të parë për të sjellë një epokë të re.
Verstappen ka avantazhin pasi mori pole-position me Red Bullin e tij me një xhiro mjaft të jashtëzakonshme të shtunën që la Hamiltonin dhe Mercedesin pa frymë dhe që do të niset nga vendi i dytë.
“Max bëri një punë të shkëlqyeshme në atë xhiron e fundit”, tha Hamilton, duke pranuar se nuk kishte asnjë mundësi që ta arrinte atë.
Por beteja është shumë larg nga përfundimi, sepse gara është pothuajse aq e përgatitur sa mund të jetë në atë që në thelb është një garë që fituesi i merr të gjitha.
Gara do të zhvillohet në orën 14:00.