SPORT, 11 Dhjetor 2021, 18:54

Zhorzhinjo shpëton Çelsin në fund, Salah i prish rikthimin në shtëpi Zherardit

Zhorzhinjo shpëton Çelsin në fund, Salah i prish rikthimin

Gara për titullin kampion në Premier Ligë sa vjen e bëhet më interesante. Liverpuli dhe Çelsi kanë fituar ndeshjet respektive duke mos lëshuar terren nga kryesuesit e Mançester Sitit.

Çelsi mori një fitore (3-2) në frymën e fundit me Lids në shtëpi. Kjo ndeshje mund të quhet pa frikë si ndeshja e penalltive, pasi u akorduan tre të tilla. Lids shënoi në fillim me Rafinjën, i cili shënoi me penallti. Vendasit barazuan me Maunt në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Zhorzhinjo shënoi golin e dytë me penallti, por ndeshja u barazua nga Gelhard në minutat e fundit. Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, Zhorzhinjo shënoi golin e fitores përsëri me penallti.

Stiven Zherard u rikthye me humbje në “Anfield”, pasi Aston Villa u mund nga Liverpuli me rezultatin 1-0. Arsenali fitoi 3-0 me Sauthemptonin e Armando Brojës (e nisi nga minuta e parë).

ARSENAL-SAUTHEMPTON 3-0

21’ Lakazete, 27’ Odegard, 67’ Gabriel

ÇELSI-LIDS 3-2

42’ Maunt, 58’, 94’ Zhorzhinjo/ 28’ Rafinja, 83’ Gelhart

LIVERPUL-ASTON VILLA 1-0

67’ Salah