SPORT, 11 Dhjetor 2021, 19:27

Bajerni fluturon në “+6”, Borusia e Dortmundit ngec me Bohumin. Leipcigu lë pas krizën

Bajerni fluturon në “+6”, Borusia e Dortmundit ngec me Bohumin.

Bajeni i Mynihut ka triumfuar me përmbysje 2-1 kundër Maincit dhe ka shfrytëzuar barazimin e Borusias së Dortmundit për ta çuar në gjashtë pikë diferencën me rivalët e vendit të dytë.

Bavarezët u befasuan në minutën e 22-të nga Onisiwo i Mancit. Koman barazoi në fillim të pjesës së dytë, kurse Musiala më pas realizoi golin e fitores.

Borusia e Dortmundit barazoi 1-1 me Bohumin. Polter me penallti kaloi në epërsi Bohumin. Pesë minuta nga fundi ishte Brand, ai që shmangu humbjen e Borusias së Dortmundit

Sot triumfoi edhe RB Leipcig, që u kthye te fitorja dhe e bëri me rezultatin 4-1 kundër Borussia Mynshengladbah. Gvardiol dhe Silva shënuan dy herë në fillim dhe në fund Nkunku dhe Henrichs plotësuan “pokerin”. Herta e Berlinit mori gjithashtu pikët e plota, me golin e Jovetic kundër Arminia Bielefeld. Befasohet Freiburgu, që e pëson në shtesë nga rivalët e Hofenhaimit.

BUNDESLIGA – JAVA 15

Bayern Munich-Mainz 2-1
Shënues: Coman 53’, Musiala 74’ / Onisiwo 22’

Bochum-Dortmund 1-1
Shënues: Polter (pen.) 40’ / Brandt 85’

Freiburg-Hoffenheim 1-2
Shënues: Schlotterbeck 21’ / Raum 3’, Richards 95’

Hertha Berlin-Arminia Bielefeld 1-0
Shënues: Jovetic 53’

RB Leipzig-B. Monchengladbach 3-1
Shënues: Gvardiol 21’, Silva 33’, Nkunku 91’, Henrichs 94’ / Bensebaini 88’