SPORT, 11 Dhjetor 2021, 20:40

Ronaldo i jep fitoren e tretë radhazi Mançester Junajtid

Ronaldo i jep fitoren e tretë radhazi Mançester Junajtid

Mançester Junajtid ka fituar në transfertë përballë Noruiç me rezultatin 0-1. Protagonist i sfidës ishte Kristiano Ronaldo.

Portugezi realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 75-të me penallti. Ky ishte goli i shtatë për Ronaldon në Premier Ligë këtë sezon. Me këtë fitore Junajtid shkon në kuotën e 27 pikëve.

Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për “Djajtë e Kuq”.