TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tjetër hap fals i Milanit kësaj radhe në Serie A, pas humbjes në Champions League nga Liverpuli. Ekipi i Piolit barazoi me rezultatin 1-1 me Udinezen në "Dacia Arena" dhe tashmë rrezikon seriozisht vendin e parë në kampionat.
Golin e parë të takimit e shënoi portugezi Beto në minutën e 17 të takimit. Arslan përfitoi nga një gabim i mesfushës së Milanit dhe nisi një kundërsulm të shpejtë. Beto u ndal fillimisht nga portieri Maignan, por në tentativën e dytë rezultati shkoi në 1-0.
Milani më pas u përpoq të kthente rezultatin në favor, por në asnjë tentativë topi nuk po hynte në rrjetë. Megjithatë, goli erdhi vetëm në minutat e fundit të takimit me të përhershmin Zlatan Ibrahimovic. Suedezi shënoi një gol akrobatik që vulosi edhe rezultatin final të takimit në 1-1
Kështu Milani ngjitet në kuotën e 39 pikëve, dy më shumë se Interi që nesër në sfidën me Cagliarin mund marrë kreun e Serie A. Kuqezinjtë mund të barazohen edhe në pikë nga Napoli që në rast fitoreje mund të ngjitet në kuotën e 39 pikëve. Kjo është ndeshja e pestë pa fitore për Udinezen që qëndron në vendin e 15-të në kuotën e 17 pikëve.