NË FOKUS, 26 Shtator 2022, 23:24

Shitja e godinës së Mehmet Akif dhe shfrytëzimi nga Sinan Idrizi, u aprovua nga Bashkia e Tiranës

Shitja e godinës së Mehmet Akif dhe shfrytëzimi nga Sinan Idrizi,
Sinan Idrizi dhe Erion Veliaj

Biznesmeni Sinan Idrizi, ka folur në emisionin "Të Pakspozuarit" në MCN TV, për investimet e tij në arsim dhe blerjen e godinës së Mehmet Akif, shkollës që u mbyll nga qeveria para pak ditësh. 

Idrizi pranoi se ka bashkëpunuar me fondacionin Maarif (pranë Erdogan) në raste të mëparshme për investimet e tij në arsim. 

Ai gjithashtu pranoi se kalimi i godinës dhe shfrytëzimi i saj, u aprovua nga Bashkia e Tiranës

Pjesë nga biseda: 

Neritan Sejamini: Në transaksionin e godinës, a ka patur kontratë me Bashkinë? Keni ndonjë kontratë me Bashkinë? Marrjen e të drejtës e keni automatikisht? 

Sinan Idrizi: Kontratën e parë e kam me Gylistan, i cili pasi ka bërë kontratën me mua, i është drejtuar Bashkisë dhe ka thënë se uzurfuktin ia vë në dispozicion.

Neritan Sejamini: Pra Bashkia e Tiranës e ka konfirmuar këtë, duke marrë vendimin për ta kaluar nga një ent në një tjetër.
Ju keni një kompani tjetër, Air Albania, që ka përmirësuar jetën e qytetarëve. Ju jeni sipërmarrës, që keni aktivitet në Turqi. Në Shqipëri keni patur Flamurtarin, Air Albania. Ju nuk keni biznese në Shqipëri që gjenerojnë para, por vetëm në Turqi? 

Sinan Idrizi: Mbaj në arkivat e mia, kur është krijuar Air Albania, anatemimet dhe fyerjet që më janë bërë mua edhe nga ju. Ju jeni i ditur dhe i shkolluar, por njerëzit të mos i fyesh. Jam i vetmi që nuk kam marrë asnjë dollar në sport për investime 15 milionë euro.

Nerita Sejamini: Investimet tuaja këtu janë të huaja apo jo? Me origjinë nga Turiqa?

Sinan Idrizi: Po.

Neritan Sejamini: Cështja kryesore këtu është nga dalin paratë?

Sinan Idrizi: Janë të gjitha investimet e mia.

*** 

Neritan Sejamini: Nga rrëfimi i Idrizit dalin tre gjëra kryesore. Bashkia e Tiranës e ka miratuar këtë transaksion, nuk është thjesht private. Bashkia e Tiranës ka vendosur ti kalojë zotit Idriz Sinani. E dyta, zoti Idrizi është si individ investitor dhe jo kompani. E treta,  paratë vijnë nga jashtë, nga Turqia.