TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kastrioti ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 kampionët aktualë të Shqipërisë, Teutën në stadiumin e qytetit të Kamzës falë golave të Bedri Grecës dhe Spartak Ajazit.
Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 14-të me anë të Bedri Grecës, i cili pas disa kombinimeve u tregua i saktë para porte, duke mposhtur Pano Qirkon.
Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste, por goli i dytë erdhi nga Spartak Ajazi, i cili realizoi pas 50 sekondave në fushën e blertë, teksa në minutën e 72-të, Kodra godit portën dhe Qirko nuk e grushtoi si duhet, me Ajazin që përfitoi dhe u tregua i saktë, duke realizuar golin e dytë dhe të vulosjes së këtij takimi.
Ky ishte suksesi i parë për Kastriotin me Emiljano Çelën teksa debuton me fitore në pankinë ku me këtë triumf mbajnë ende vendin e fundit të klasifikimit në kuotën e 11 pikëve, ndërsa kjo disfatë për Teutën e mban në vendin e 6-të në kuotën e 18 pikëve.