TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dusan Vlahovic është kthyer në një fiksim të Arsenalit. “Topçinjtë” po bëjnë çmos ta transferojnë sulmuesin serb nga Fiorentina.
“Corriere della Sera” raporton se londinezët ofrojnë për kartonin e golashënuesit 60 milion euro dhe një lojtar.
Arsenali po mundohet të përfshijë në marrëveshje mesfushorin Lucas Torreira, i cili është i huazuar për momentin te klubi italian.
Fiorentina duhet të mendohet për ofertën, por nuk e ka gjithçka vetë në dorë pasi në lojë janë edhe agjentët e sulmuesit.
Ata po kërkojnë komision të majmë për transferimin e Vlahovic dhe te Fiorentina ka pasur disa qëndrime kundër tyre.