SPORT, 16 Janar 2022, 13:05

FORMACIONET ZYRTARE/ Alban Hoxha rikthehet në portë, ja rreshtimet e Egnatia-Partizani

FORMACIONET ZYRTARE/ Alban Hoxha rikthehet në portë, ja rreshtimet e

Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Egnatia-Partizani, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra rrogozhinase synon triumfin për vazhdimësinë, ndërsa Partizani kërkon fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Dritan Mehmeti dhe suksesin pas dy disfatave radhazi, respektivisht ndaj Kukësit dhe në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Për sa i përket formacioneve zytare, te Egnatia, bi në sy aktivizimi nga minuta e parë e Ademit, që iu bashkua skuadrës rrogozhinase në merkaton e janarit nga skuadra e Laçit, ndërkohë në krahun tjetër trajneri Mehmeti ka hedhur nga minuta e parë Alban Hoxhën që rikthehet pas mungesës disa javore, teksa pjesë e formacionit titullar janë dhe Bitri e Skuka që u bashkuan me “Demat” në merkaton e janarit.

FORMACIONET ZYRTARE

– EGNATIA – Puja, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Eller, Iseni, Imeri, Xhekson, Ademi, Shtubina, Magani. Trajner: Z.Ramadani

PARTIZANI – Hoxha; Sota, Belica, Bitri, A. Marku; Rrapaj, Mala, H. Marku; Cara, Zhunior, Skuka. Trajner. D. Mehmeti

GJYQTARË: K.Bajramaj, A.Kociaj, E.Gjoka.