TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është vlerësuar si xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), të nominuarit nga Kosova u zgjodhën më të mirët në kategoritë e tyre.
Fillimisht Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, ndërsa pas tij edhe Distria Krasniqi fitoi shumicën e votave në garën për xhudisten më të mirë në botë.
Distria Krasniqi në këtë garë arriti të mposht emra si Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait.