SPORT, 18 Mars 2023, 10:44

Manchester United gati të “çmendet”, 120 milionë euro për yllin francez

Manchester United gati të “çmendet”, 120 milionë

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi qendror i cili është i aftë të dhurojë gola. Momentalisht, për skuadrën angleze është duke menduar vetëm Rashford, por sulmuesi anglez nuk është sulmues qendror natyral, kështu që “djajtë e kuq” janë në kërkim të një pyke.

Pas idesë për transferimin e Victor Osimhen nga Napoli, tashmë United ka kthyer vëmendjen te sulmuesi francez i Frankfurt, Randal Kolo Muani.

24-vjeçari po kalon një sezon fantastik me klubin gjerman në Bundesliga. Në 34 ndeshje të luajtura në total për këtë sezon deri më tani me Frankfurtin, Kolo Muani ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 14 herë. Shifra tepër të frikshme dhe shumë premtuese.

Sipas “Bild”, Manchester United ka gati një ofertë prej 120 milionë eurosh për të fituar kartonin e sulmuesit të talentuar francez.