SPORT, 19 Qershor 2024, 23:32

“Më vjen keq për Shqipërinë, pjesa e parë duhet të kishte mbaruar 3-0”, Matko Djarmati: Ndeshje shumë e keqe e Kroacisë

“Më vjen keq për Shqipërinë, pjesa e parë duhet

Dueli mes Kroacisë dhe Shqipërisë, ishte tepër special për Matko Djarmatin, ish-futbollistin i cili është martuar me grua shqiptare dhe ka një lidhje të ngushtë me vendin tonë.

Në një prononcim të dhënë për “Klan News”, Djarmati ndër të tjera deklaroi:  

“Një ndeshje shumë e keqe nga ana e Kroacisë. Mediat kroate ishin shumë të ashpra kundër Kroacisë, ata mendojnë se rezultati i sotëm ishte një rezultat shumë i dobët. Lojtarët kryesorë nuk i shikoj në nivele shumë të larta.

Perisiç, Brozoviç dhe Modriç nuk ishin në nivelin e duhur. Perisiç ka ardhur nga një dëmtim shumë i rëndë, është operuar para 7-8 muajsh, duhet të jemi të surprizuar të shohim Perisiç në fushë. Mendoj se këta tre lojtarë që ishin pikat e forta të Kroacisë sot ishin në fushë vetëm për një pikë kundër Shqipërisë. 

Nuk besoj se ishte një nënvlerësim. Më besoni ata kanë bërë çdo gjë për ndeshjet me Kroacinë. Nëse sot Kroacia do të kishte fituar do të kishte kaluar grupin. Unë mendoj se 2-2 për Shqipërinë është një rezultat real. Mua më vjen keq për Shqipërinë sepse pjesa e parë do të kishte mbaruar 3-0 për Shqipërinë dhe lojtarët nuk kanë reaguar saktë në momentet e caktuar,” përfundoi Matko Djarmati.