SPORT, 23 Janar 2022, 17:48

Liverpul fiton në transfertë dhe tani i ka sytë nga…Londra

Liverpul fiton në transfertë dhe tani i ka sytë nga…Londra

Liverpul ka fituar 1-3 në transfertë ndaj Kristal Palas. Ekipi i Jurgen Klop mori një fitore të rëndësishme dhe shkëputet përkohësisht nga vendi i tretë.

Golat për të kuqtë u shënuan nga Van Dajk dhe Çamberlein në pjesën e parë, ndërsa golin e tretë e shëno Fabinjo me penallti në fundin e ndeshjes, Golin e vetëm për vendasit e shënoi Eduard.

Me këtë fitore Liverpul shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, katër pikë më shumë se Çelsi që do të luajë një ndeshje të vështirë ndaj Totenhemit.