SPORT, 22 Janar 2022, 15:44

Mesi dhe Mbape rikthehen me grupin, nesër të gatshëm për të luajtur

Mesi dhe Mbape rikthehen me grupin, nesër të gatshëm për

Lajme të mira kanë ardhur për Paris Saint-Germain dhe Pochettinon pasi Lionel Mesi dhe Mbape do të jenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.

Në intervistën për shtyp, tekniku argjentinas është shprehur se të dy lojtarët janë të gatshëm për të luajtur.

“Jam i lumtur për Mesin, ai u stërvit mirë këtë javë dhe do të vijë me ne. Vjen nga një periudhë pasiviteti por tashmë jam i lumtur që do e kem në dispozicion. Mbape gjithashtu është stërvitur me ne këtë javë. Ka lënë pas dëmtimin e vogël që kishte dhe tashmë do të jetë i gatshëm të luaj. Nuk e di nëse do të jetë titullar por do ta shohim”, kështu është shprehur Mauricio Pochettino.