TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gega ka marrë pjesë sot në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botërorin e Atletikës dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.
Norma për pjesëmarrjen në Botëror ishte 8.49.00 dhe ajo doli e dyta me kohën 8:47.53 në këtë garë. Sipas trajnerit Taulant Stërmasi, Gega u desh që të diktonte ritmin për pjesën më të madhe të garës, pasi në startin e saj kishte një kohë shumë të ngadaltë nga garueset.
Ky është një start i mirë për atleten shqiptare e cila do të garojë më 4 shkurt edhe në një tjetër garë, në Miramas të Francës, ku do të tentojë edhe të thyejë rekordin kombëtar në këtë disiplinë.