TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani është ndalur në një barazim pa gola 0-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.
Ndalesa e parë e trajnerit Dritan Mehmetit me Partizanin, pas fitores së parë të arritur fundjavën e kaluar ndaj Egnatias me rezultatin 0-3.
Një fitore të madhe 4-2 arriti Laçi në transfertë përballë Teutës.
Ekipi i Edi Martinit kaloi në avantazh që në minutën e 22-të falë një goli shumë të bukur të realizuar nga Aleksi. Kurbinasit u përgjigjën në limitet e pjesës së parë duke barazuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, Guindo dhurojë një shoë personal ku me një “dopjetë” përmbysi ndeshjen duke i dhuruar Laçit avantazhin e dyfishtë.
Teuta u përpoq të rikthehej në lojë duke ngushtuar shifrat në 2-3 me Hebaj, sulmuesi goditi dhe traversën në minutat pasuese por vetëm kaq, pasi kurbinasit realizuan edhe golin e katërt me Deliun duke mbyllur llogaritë me bregdetarët.
Teuta pëson në këtë mënyrë humbjen e katërt radhazi, ndërsa Laçi falë këtij suksesi ngushton provizorisht në vetëm tre pikë diferencën me Tiranën kryesuese.