SPORT, 20 Qershor 2024, 19:55

Kryeson grupin C me 4 pikë/ Anglia ndalet nga danezët, ndeshja përfundon 1-1

Kryeson grupin C me 4 pikë/ Anglia ndalet nga danezët, ndeshja

Është mbyllur me barazim ndeshja Danimarkë-Angli.  “3 luanët” realizuan të parët me Harry Kane, në minutën e 18-të. Danezët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutën e 34-të, pas golit të Hjulmand.

Në fillimin e pjesës së dytë, Saka me shokë shtuan presionin në portën e Schmeichel, por pa rezultat. Në të 72-tën, Watkins shpërdoroi një mundësi të mirë, për të kaluar britanikët në avantazh.

Me këtë rezultat, ekipi i Southgate kryeson me 4 pikë grupin, ndërsa Danimarka ka 2 pikë dhe është në vendin e 3-të.