SPORT, 20 Qershor 2024, 13:58

“Dënoni Shqipërinë dhe Kroacinë ose do të ikim nga Evropiani”/ Çfarë parashikojnë ligjet e UEFA-s nëse Serbia tërhiqet nga kompeticioni

“Dënoni Shqipërinë dhe Kroacinë ose do të ikim

Serbia ka kërcënuar se do të largohet nga Kampionati Evropian nëse UEFA nuk merr masa ndëshkuese për Shqipërinë dhe Kroacinë, pasi tifozeritë e këtyre dy skuadrave kanë bërë thirrje racistë ndaj Serbisë.

Por çfarë parashikojnë ligjet e UEFA-s në rast të tërheqjes së Serbisë?

Serbia humbi ndeshjen hapëse të Grupit C ndaj Anglisë të dielën e kaluar teksa sot do të luajë kundër Sllovenisë, ndërsa ndeshjen e fundit e ka me Danimarkën.

Kjo e fundit do të fitonte automatikisht 3-0 dhe Serbia gjithashtu do të gjobitej rëndë.

Megjithatë, kjo do të linte një numër të pabarabartë skuadrash në garë, duke kërkuar potencialisht një orar të ri për turneun.

Skuadrave në grupin e Serbisë gjithashtu mund t’u jepet kohë shtesë për të pushuar pa pasur nevojë të luajnë një ndeshje shtesë.

Meqë Anglia tashmë ka luajtur me serbët, kjo nuk do të vlente për ta.

Ndeshja e fundit e Serbisë kundër Danimarkës është planifikuar për të martën e ardhshme.