SPORT, 20 Qershor 2024, 15:20

Nojer barazon Bufonin: I dominuam, Zvicra e hekurt

Nojer barazon Bufonin: I dominuam, Zvicra e hekurt

Kapiteni i Bajern Mynihu dhe numri “1” i Gjermanisë Manuel Neuer vendosi një rekord të ri mes portierëve me paraqitjen e tij e tij të dytë në Kampionatit Europian 2024 kundër Hungarisë. Gardiani 38-vjeçar u barazua me rekordmenin italian Xhanluixhi Bufon, 17 ndeshje në Kampionat Europian.

Për kampionin e botës në 2014, prezenca kundër Hungarisë është edhe ndeshja e 36-të në një turne madhor. Nojer ka kaluar rekordin e mëparshëm evropian të vendosur nga portieri francez Hugo Loris. Nëse Manuel është në fushë edhe për duelin e fundit në grupe kundër Zvicrës të dielën (nga ora 21:00), ai do të barazohet me Bastian Shvajnshtaiger, i cili kryeson statistikat e lojtarëve gjermanë me 18 paraqitje.

PORTIERI – “Fitorja është shumë, shumë e rëndësishme. Ne vërtet donim të konfirmonim performancës sonë pas asaj nisje me 5 yje. E kaluara ka treguar se nuk është e lehtë të luash kundër Hungarisë dhe ndeshjes së dytë të turneut në grup. Kjo është arsyeja pse ne jemi edhe më të kënaqur që patëm takim kaq dominues në Shtutgart dhe fituam pa probleme. Atmosfera ishte e mrekullueshme, stadiumet janë plot. I lumtur që turneu po zhvillohet në shtëpi tonë. Gjermania është gjithmonë një nga favoritet, por ne kemi detyrat tona për të bërë. Kundërshtari i radhës në grup është kundër Zvicrës, rivalit më të vështirë në këtë fazë. Më vjen mirë që e mbajtëm portën e pastër, ndryshe nga sa ndodhi me Skocinë, pavarësisht se ishte autogol”, përfundoi Nojer.