Serbia ka barazuar vetëm në minutën e fundit përballë Sllovenisë në Mynih, sfidë e vlefshme për Grupin C të Europianit.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Edhe pjesa e dytë kishte raste, kryesisht nga skuadra serbe, por goli erdhi vetëm në minutën e 69’ nga Karnicnik duke kaluar sllovenët në avantazh.
Më pas skuadra sllovene arriti ta menaxhonte mirë lojën deri në minutat e fundit, kur Luka Jovic barazoi gjithçka..
Kështu Serbia merr pikën e parë në këtë Europian, ndërsa Sllovenia shkon në kuotën e dy pikëve.