TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka një histori të gjatë me Poloninë, ku kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë kundër rivalëve polakë dhe kështu do të kërkojnë që të thyejnë këtë tabu mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.
Për këtë takim ka zgjedhur të flasë dhe ish-mesfushori polak, Risard Tarasievic, i cili në një intervistë për “Fakt”, iu kthye dy ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të vitit 1990.
Ai ishte protagonist në takimin e dytë të luajtur në “Qemal Stafa”, i cili shënoi golin e parë të sfidës.
“Njësoj si skuadra kombëtare që ndodhet tani, edhe ne duhet t’i shënonim Shqipërisë. Ne gjithashtu kishim dhe një gjeneratë me lojtarë vërtet të mirë. ndeshjet kundër Shqipërisë nuk ishin të lehta, por ne arritëm t’i fitonim.
Shpresoj që lojtarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithsesi, ata duhet t’i përkthejnë talentet individuale në lojën në grup”, u shpreh ish-mesfushori 61-vjeçar.