SPORT, 9 Shtator 2023, 21:12

Zvicra bën golin e avantazhit, "dardanët" shpalosin banderolën thumbuese në stadiumin e Prishtinës

Zvicra bën golin e avantazhit, "dardanët" shpalosin

Kosova dhe Zvicra po ndeshen mes vete në kualifikueset për “Euro 2024”. Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tani zvicerianët kanë shënuar golin e avantazhit me anë të Freuler në minutën e 14.

Tifozët e Kosovës Dardanët kanë zbuluar një koreografi me thënien: “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”.

Një koreografi shumë e bukur, ku nderoheshin lojtarët e Kosovës, mjekët, ushtarët dhe policët.

Në krye të koreografisë ishte Rita Ora me shallin me flamur të Kosovës.

Zvicra bën golin e avantazhit, "dardanët" shpalosin