SPORT, 9 Shtator 2023, 17:07

“Të uritur për 3 pikët”/ Zvicra synon fitoren, paralajmëron Kosovën me një video të Xhakës e Shaqirit

“Të uritur për 3 pikët”/ Zvicra synon fitoren,

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Si para çdo ndeshje tjetër, nga faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” është bërë një paralajmërim për përballjen me “Dardanët”. Në videon e publikuar janë shfaqur edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Në fundin e kësaj video thuhet: “Të uritur për 3 pikët”.