TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se po i plotësohet ëndrra për të luajtur një herë në Kosovën e tij të lindjes.
Zvicra luan sot me Kosovën në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje do të jetë e madhe për disa futbollistë shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen zvicerane.
Njëri nga ta padyshim është edhe ylli i ekipit zviceran, Shaqiri, i cili ka lindur në qytetin e Gjilanit dhe ka emigruar që fëmijë në Zvicër.
Për djaloshin nga fshati Zhegër kjo ndeshje do të thotë shumë, pasi sipas tij ka qenë ëndërr të luajë një herë në Kosovë.
“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovën, ku kam lindur. Do të shijoj çdo sekondë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.
Përveç postimit, ylli i Chicago Fire ka shtuar një zemër si ’emoji’ dhe flamujt e Kosovës dhe Zvicrës.