TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pika e marrë në transfertë përballë Republikës Çeke bën me krahë Shqipërinë, ky ishte një rezultat shumë pozitiv që i afron gjithnjë e më shumë kuqezinjtë me objektivin kryesor, sigurimin e një bilete për në “Euro2024”. Sigurisht, në Pragë, ekipi i Sylvinho-s shpenzoi shumë energji, ndërsa koha në dispozicion për të përgatitur sfidën e se dielës kundër Polonisë është shumë e shkurtër. Me situatën ku ndodhet aktualisht Grupi E, sfidat ndaj Polonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse dalim me pikë të plota përballë Lewandowskit me shokë jemi me një këmbë në Gjermanisë, ndërsa në skenarin me të vështirë mjafton të mos humbasim për të qëndruar në lojë.
Aktualisht, Grupi E kryesohet nga Çekia me 8 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 7 dhe Polonia 6. Në këtë sfidë, Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa Qazim Laçin, ndërsa me grupin nuk është stërvitur rregullisht Kedi Bare, i cili vuan nga një problem i vogël shëndetësor, pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion të plotë të trajnerit. Sylvinho me sa duket ka gjetur formacionin e tij ideal, pasi këtë e vërtetoi edhe ndaj Republikës Çeke, teksa zbritën në fushë të njëjtët lojtarë si ndaj sfidës me Ishujt Faroe.
Të dielën situata mund të ndryshojë, pasi Sylvinho ka disa dyshime, kjo e lidhur me konsumin fizik, por dhe me luksin që ka në stol. Në portë Berisha është i sigurt, ashtu si dyshja e qendrën Gjimshiti-Ismajli. Në krahë, janë tre lojtarë për dy vende, Balliu, Hysaj dhe Mitaj. Nuk preket as mesfusha, me Ramadanin-Asllanin dhe Bajrmain që i japin besim trajnerit. Ndaj Polonisë mund të ndryshojë tredhëmbëshi i sulmit, ku Seferi dhe Uzuni janë në balotazh për një fanellë titullari. Pavarësisht se Polonia nuk vjen në kushte perfekte në këtë sfidë, serish polakët shihen favoritë nga kompanitë e basteve teksa një sukses i tyre vlerësohet me koeficientin 2,25. Në 5 përballjet me Poloninë në të kaluarën nuk kemi arritur kurrë të marrim qoftë dhe një pikë.