TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të sfidojë sot (20:45) Anglinë në mitikun “Wembley’, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, me kuqezinjtë që i mban në lojë për kualifikim vetëm matematika.
Atmosferë fantastike në rrugën drejt “Wembley”-t. Të shumta edhe ngjyrat kuqezi.
Në “Wembley” janë shitur të gjitha biletat për sfidën e sotme, teksa një pjesë e madhe e tyre janë blerë nga tifozë shqiptarë. Kjo pritet të jetë transferta me më shumë tifozë kuqezi…
Tifozë shqiptarë të grumbulluar në hyrjen e stadiumit…
– Kuqezinjtë janë përballur 6 herë me Anglinë, 5 prej të cilave në eliminatoret e Botërorit dhe një herë tjetër në miqësore. Të gjithë ndeshjet janë fituar nga Anglia, ndërsa vlen të theksohet se kuqezinjtë nuk kanë shënuar asnjëherë në Londër.
– Anglia kryeson grupin eliminator me 20 pikë dhe një fitore sot i siguron biletën për në Katar, ndërsa Shqipëria është në vendin e tretë me 15 pikë dhe nuk e ka në dorën e saj fatin e kualifikimit.
– Trajneri Edi Reja nuk ka në dispozicion për këtë takim mbrojtësin Berat Gjimshiti, i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe mungon në grumbullim, ndërsa Rey Manaj nuk ka marrë ftesë.