TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Holanda dhe Franca kanë mbyllur në një barazim pa gola ndeshjen mes tyre në grupin e Euro 2024, duke qenë thuajse të sigurta gjithsesi që do të vazhdojnë rrugëtimin në fazën tjetër të turneut me 4 pikët që kanë siguruar deri tani.
Një ndeshje ku nuk munguan edhe rastet para portës, por me gardianët të vëmendshëm duke mos lejuar rrjetën të tundej. Por vëmendjen e të gjithëve e mori përsëri i njëjti futbollist, N’Golo Kante. Mesfushori 33-vjeçar duket i ringjallur në radhët e përfaqësues së vendit të tij, ku pakkush e priste si pjesëmarrës të Euro 2024.
Ai kishte kaluar dy sezone në hije te Çelsi dhe me transferimin në Arabinë Saudite mendohej se nuk mund të shprehej më në nivele të larta. Por me Francën, Kante është kthyer përsëri në lojtarin e kudondodhur dhe këtë e tregon fakti që ai u shpall “Lojtari i ndeshjes” si në sfidën e parë të “gjelave” ndaj Austrisë, ashtu edhe sot ndaj Holandës.