Po luhen minutat e fundit të sfidës Holandë-Francë, e vlefshme për Grupin D të Kampionatit Europian.
Teksa po luhet minuta e 80-të, rezultati vijon të jetë i bardhë 0-0.
Skuadra e Ronald Koeman, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 69-të me anë të Xavi Simmons por VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje.
Menja devijon një gjuajtje drejt portës, ndërsa më pas është Xavi Simons i cili gjuan duke shënuar golin për holandezët.
Por festa kthehet në dëshpërim pasi vijërojtësi sinjalizon Dumfris në pozicion jashtë loje duke penguar ndërhyrjen e Menja dhe VAR-i jep të drejtë.