TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Krizë aktuale apo mbyllja e një cikli? E ardhmja e Diego Simeone te Atletiko Madrid është vënë në pikëpyetje pas 11 vitesh. Sipas asaj që raportohet në Spanjë, drejtuesve kryeqytetas i ka mbaruar durimi dhe po mendojnë të shkarkojnë teknikun argjentinas.
Rezultatet e dobëta në sezonin e fundit, asnjë progres në sulm dhe në mbrojtje janë disa nga arsyet pse drejtuesit nuk kanë më durim. Ata ndodhen 16 pikë larg Real Madridid kryesues, ndërkohë që ende ka për të luajtur edhe pothuajse gjysma e sezonit.
Afrimet e Griezmann apo Cunha nuk e përmirësuan lojën e ekipit, ndërkohë që gjatë këtij sezoni edhe skema ka ndryshuar disa herë, si për të treguar se as Simeone nuk është i qartë me ekipin që ka.
Për këtë arsye, mediat spanjolle mendojnë se ka ardhur koha e një lamtumire. 8 trofe të fituara dhe dy finale Champions League të humbura. 11 vitet e suksesshme të Simeones mund të jenë drejt fundit, dhe mediat kanë filluar të nxjerrin edhe pasuesin e tij.
Një prej të cilëve është tekniku zikaltër, Simone Inzagi.