SPORT, 19 Janar 2022, 15:45

Partizani zyrtarizon largimin e Ergys Kaçes

Partizani zyrtarizon largimin e Ergys Kaçes

Ergys Kaçe nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.

Të kuqtë njoftojnë se kanë vendosur të ndërpresin kontratën me mirëkuptim me mesfushorin 28 vjeçar.

Korçari erdhi me bujë në verë dhe luajti në 13 ndeshje, nëntë prej të cilave nga minuta e parë. Mesfushori nuk la dot gjurmë dhe doli jashtë planeve të Partizanit. 

Nuk ishte i preferuar nga Ilir Daja dhe nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri, Dritan Mehmeti.

NJOFTIMI

ZYRTARE
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes tyre.