SPORT, 18 Janar 2022, 17:43

Ronaldo “tradhëtohet” edhe nga trajneri i kombëtares, ja si votoi Santos

Ronaldo “tradhëtohet” edhe nga trajneri i kombëtares, ja

Ndarja e çmimeve mbrëmjen e djeshme nga FIFA ka marrë vëmendjen e mediave. Nga lojtari më i mirë deri të formacioni i vitit 2021, një sërë çmimesh u dorëzuar nga FIFA.

"Lojtari më i mirë” për vitin 2021 u shpall sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, i cili këtë herë arriti të mposhte rivalin e tij Lionel Messi, pasi ky i fundit fitoi “Topin e Artë”.

Ajo që bie në sy në garën për lojtarin më të mirë të vitit që shkoi,  është pozicionimi i Kristiano Ronaldos, ku ishte rezervuar vetëm vendi i 7-të në renditjen e FIFA-s.

Pasi u bënë publike edhe votimet e trajnerëve, kapitenëve, gazetarëve dhe tifozëve, ajo që tërheq vëmendjen është votimi i trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos.

Siç duhet CR7 është “tradhëtuar” edhe nga trajneri i kombëtares së tij në votimet për më të mirin, teksa trajneri i kombëtares portugeze nuk e ka preferuar yllin e kombëtares së tij as në “Top 3-shen” e tij.

N’Golo Kanté, Jorginho dhe Levandovski janë tre lojtarët më të mirë sipas Santos, ndërsa sulmuesit të Mançester Junaitid i duhet të ngushëllojë veten me çmimin special të FIFA-s, si golashënuesi më i mirë në histori me kombëtaren e tij.