SPORT, 18 Janar 2022, 18:19

U përfol për një transferim drejt Rusisë, Tare shuan zërat për Muriqin: Ne nuk tallemi me njerëzit

U përfol për një transferim drejt Rusisë, Tare shuan

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka folur për sa i përket çështjes së Muriqit dhe transmerimit të tij drejt CSKA Moskës.

Duket se 48-vjeçari nuk ka qenë i lumtur me përhapjen e një lajmi të tillë, të cilin e ka konsideruar si një gënjeshtër.

“Muriqi? Nuk është e vërtetë që është pranë CSKA-së. Këto gjëra janë të këqija për ju gazetarët dhe për ata që mbështesin Lacion. Ne nuk tallemi me njerëzit dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Kush bën dezinformata të tilla nuk është i saktë” u shpreh Tare.