TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rregullorja censuruese e GJKKO-së përfundon në Gjykatën Kushtetuese.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë padi të hënën në Kushtetuese dhe deri në një vendimmarrje për rregulloren e re, do të kërkojnë pezullimin e saj.
“Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.